Porositë & Dërgesa
Si mund të bëj një porosi?
Zgjidhni produktin që dëshironi dhe shtojeni në kosh. Më pas vazhdoni me procesin e pagesës duke plotësuar të dhënat e dërgesës dhe metodën e pagesës. Porositë pranohen nga Shqipëria dhe Kosova. Pas konfirmimit, porosia juaj do të përpunohet nga ekipi ynë.
Si mund ta di nëse porosia ime është konfirmuar?
Pasi të përfundoni porosinë, do të merrni një email konfirmimi me detajet e saj. Nëse nuk e shihni emailin, kontrolloni edhe folderin Spam ose Promotions.
A mund ta ndryshoj adresën e dërgesës pasi të kem bërë porosinë?
Po, nëse porosia nuk është dërguar ende. Ju lutemi të na kontaktoni sa më shpejt në contact@bienetrealbania.com ose në numrin e telefonit 00355 6960 42885 për të bërë ndryshimin.
Sa kohë zgjat dorëzimi i porosisë?
Dorëzimi bëhet brenda 24–48 orëve pasi porosia të jetë konfirmuar. Kostot e dergeses llogariten ne momentin e checkout ne baze te adreses te percaktuar nga klienti:
• Tiranë: 250 ALL
• Qytete të tjera në Shqipëri: 350 ALL
• Kosovë: 7 €
A mund ta gjurmoj porosinë time?
Po. Pasi porosia të dërgohet, do të merrni informacion për statusin e dërgesës.
Çfarë duhet të bëj nëse marr një produkt të dëmtuar ose të gabuar?
Nëse produkti arrin i dëmtuar ose nuk përputhet me porosinë tuaj, ju lutemi të na kontaktoni menjëherë në contact@bienetrealbania.com ose në WhatsApp: 00355 69 60 42885 dhe ne do t'ju ndihmojmë për zgjidhjen e problemit.